Gjilani mposht me lehtësi Ferizajn

Gjilani ka shënuar një fitore të rëndësishme si mysafir ndaj Ferizajt, me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 24-të në Superligë.

Pas barazimit ndaj Trepçës ’89, djelmosha e udhëhequr nga Gentian Mezani kanë bërë paraqitje fantastike ndaj Ferizajt.

Gerahrd Progni i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 2’ pas asistimit nga Muamer Svarka.

Epërsinë e dyfishoi Darko Nikaç në minutën e 30’ pas asistimit nga Fiton Hajdari.

Për rezultatin 3-0, i cili ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes, shënoi Fiton Hajdari në minutën e 52’ pas gabimit të Viktor Kukës të Ferizajt.

Pas kësaj fitoreje Gjilani pozicionohet në vendin e katërt me 45 pikë.

Kurse, Ferizaj mbetet në vendin e 10-të me 25 pikë, vend që e dërgon në Ligën e Parë për sezonin e ri.