Gjilani i pandalshëm, triumfon ndaj Drenicës në Skenderaj (Foto)

Gjilani ka vazhduar me formë të lartë, duke e shënuar fitoren e tretë radhazi.

Djelmoshat e Gentian Mezanit, e kanë mposhtur Drenicën në shtëpi të vet me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së katërt në Superligë.

Gjilanin i kaloi në epërsi Gerhard Progni në minutën e 16’ pas asistimit të Kushtrim Shabanit, në minutën e 16’.

Epërsinë e dyfishoj Fjori Jonuzi në minutën e 64’ për rezultatin 2-0.

Pas kësaj fitoreje Gjilani, është në kreun e tabelës me nëtë pikë, aq sa ka edhe Drita.