Gjilani fiton ndaj Flamurtarit (Foto)

Pas humbjes nga Drita, skuadra e Gjilanit e ka gjetur rrugën e fitores duke e mposhtur Flamurtarin me rezultat 2-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 19-të në Superligën e Kosovës.

Sebino Plaku i kaloi vendasit në epërsi pas gabimit të portierit të Flamurtarit.

Për 2-0, shënoi Tomislav Busic në minutën e 70’.

Pas kësaj fitoreje Gjilani pozicionohet në vendin e katërt me 35 pikë.

Ndërkaq Flamurtari në vendin e nëntë me 22 pikë.