Gjilani fiton me lehtësi ndaj Llapit dhe rrëmben kreun e tabelës (FOTO)

Gjilani ka fituar me lehtësi ndaj Llapit, me rezultat 3-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 11 në Superligën e Kosovës.

Kjo fitore Gjilanit ia ka dhënë kreun e tabelës, që tani pozicionohet në vendin e parë me 24 pikë.

Për rezultatin 1-0, shënoi Tomislav Busiç në minutën e 42’.

Bedri Greca shënoi për 2-0, në minutën e 72’.

Për rezultatin përfundimtar shënoi Gerhard Progni në minutën e 85’.

Llapi pas kësaj humbje mbetet në vendin e katërt me 20 pikë.