Gjilani e mposht Dukagjinin në shtëpi

Gjilani ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Dukagjinit, me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani e nisi furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 1’ me Keita Razakin.

Për rezultatin 2-0, shënoi autogol futbollisti i Dukagjinit.

Dukagjini e ngushtoi epërsinë në minutën e 9’ me Abu Kamaran duke e shfrytëzuar gabimin e mbrojtjes të Gjilanit.

Fiton Hajdari shënoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 3-1, në minutën e 67’.

Pas kësaj fitoreje Gjilani pozicionohet në vendin e dytë me 51 pikë, katër pikë më pak se Drita që pozicionohet në vendin e parë.