Gjilani dhe Prishtina i thyejnë rregullat e Qeverisë dhe të FFK-së, Presidenti i Dritës kërkon të dënohen këto dy klube

Aktivitetet sportive në Kosovë janë pezulluar nga Qeveria e Kosovës nga 13 marsi si masë parandaluese ndaj coronavirusit.

Ende nuk është vendosur se a do të rinisë Superliga e Kosovës në futboll.

Brenda kësaj jave pritet të ketë një vendim përfundimtar për këtë gjë.

Mediat sportive në Kosovë gjatë ditës së sotme kanë raportuar se klube si SC Gjilani dhe FC Prishtina, i kanë thyer rregullat e izolimit, duke stërvitur në mënyrë grupore në fusha me bari sintetik.

Ky veprim i këtyre dy klubeve nuk i ka pëlqyer Presidentit të Dritës, Valon Murseli.

Murseli ka shkruar se këto dy klube duhet të dënohen masi kanë thyer rregullat e FFK-së dhe të Qeverisë së Kosovës.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të Presidentit të Dritës:

Kjo nuk don shumë koment!

Kur te gjithë ne jemi të detyruar nga FFK dhe organet e shtetit që të qëndrojmë në shtëpit tona dhe ti respektojmë rekomandimet nga Instituti i shëndetit publikë, dikush mundohet të përfitoj nga kjo situatë.

Dy klube që mëtojnë të na përfaqësojnë në Evropë, nuk i binden kërkesës së FFK e besa as kërkesës së shtetit.

Kjo duhet të denohet, profesionalizmi është krejt diqka tjetër o të nderuar!

Nuk është profesionalizëm mos ta rrespektosh shtetin tënd, nuk është profesionalizëm mos ta rrespektosh Federatën tënde…!

Shëndeti i lojtarëve duhet të jetë primar!

#unëkamFederat
#unëkamShtet