Gjilani dhe Arbëria i ndajnë pikët

Gjilani dhe Arbëria kanë barazuar me rezultat 1-1,  ndeshje e vlefshme për xhiron e 23-të në Superligën e Kosovës.

Gjilani kaluan në epërsi në minutën e 61’ me autogolin e Bruqit.

Golin e barazimit e shënoi Marclei në minutën e 85’.

Pas këtij barazimi Gjilani pozicionohet në vendin e katërt me 33 pikë.

Kurse, Arbëria në vendin e tetë me 26 pikë.

Në xhiron e ardhshme Gjilani luan si mysafir ndaj Dritës.

Kurse, Arbëria e pret në shtëpi Ballkanin.