Gjiganti turk kërkon transferimin e Joe Hart

Skuadra e Besiktasit nuk është e kënaqur me ish-portierin e Liverpoolit, Loris Karius.

Karius nuk ka bërë paraqitje të mira në këtë sezon dhe pritet të kthehet te Liverpooli.

“Fanatik”, shkruan se Besiktas është duke menduar për zëvendësuesin e Kariusit.

Joe Hart pritet të jetë zëvendësues i Loris Kariusit.

32 vjeçari, Joe Hart në këtë sezon është duke luajtur për skuadrën angleze Burnley.