Gjiganti italian dëshiron transferimin Haaland

19 vjeçari nga Danimarka, Erling Haaland, është duke kaluar në formë jetësore.

Haaland deri më tani i ka shënuar 22 gola në të gjitha garat nga 22 lojëra, duke ia shtuar kësaj edhe gjashtë gola në Ligën e Kampionëve.

Gazzetta dello Sport”, shkruan se Juventus ka hyrë në garë për transferimin e sulmuesit të Salzburgut Erling Haaland.

Juventus po bën gati 40 milionë euro për afatin kalimtar të verës për ta transferuar Haalandin, këtë e konfirmon gazetari italian Nicolo Schira.

Për Haalandin kanë shprehur interesim edhe skuadra e Manchester Unitedit dhe ajo e Realit.