Gjermania me një lojtarë më pak e mposht Estoninë (VIDEO)

Gjermania ka shënuar fitore me rezultat 3-0, ndaj Estonisë si mysafirë, ndeshje e vlefshme kjo për kualifikimet e “Euro 2020”.

Për gjermanët nuk nisi mirë ndeshja, pasi Emre Can u përjashtua me karton të kuq në minutën e 14’.

Pjesa e parë mbaroi me rezultat 0-0.

Pjesa e dytë e tëra i takoi gjermanëve.

Ilkay Gundogan shënoi në minutën e 52‘ për 1-0.

Ishte përsëri Gundogan që shënoi për 2-0.

Për rezultatin 3-0, shënoi Werner në minutën e 71’.

Pas kësaj fitoreje Gjermania i grumbullon 15 pikë në grupin C, duke u pozicionuar në vendin e dytë.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.