Gjermania kualifikohet në 1/8 e finales

Gjermania është kualifikuar në 1/8 e finales në Kampionatin Europian “Euro 2020”, pas barazimit 2-2, ndaj Hungarisë.

Hungaria kaloi në epërsi në minutën e 11’ me Szalain.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Gjermanët e barazuan rezultatin me Havertzin në minutën e 66’.

Dy minuta më vonë Hungaria e riktheu epërsinë me Schaferin.

Golin e barazimit e shënoi Goretzka në minutën e 84’.

Pas këtij barazimi Gjermania pozicionohet në vendin e dytë me katër pikë.

Kurse, Hungaria në vendin e fundit me dy pikë duke u eliminuar nga “Euro 2020”.