Gjermania e mposht me lehtësi Irlandën e Veriut, shkëlqen Gnarby (VIDEO)

Gjermania ka shënuar fitore të lehtë ndaj Irlandës së Veriut, me rezultat 6-1, ndeshja e fundit për eliminatoret e “Euro 2020”.

Në këtë ndeshje ka shkëlqyer sulmuesi anësor i Bayernit, Serge Gnarby duke shëuar hat-trick.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët në minutën e 7’.

Mirëpo vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 19’ me Serge Gnarbyn.

Për rezultatin 2-1, shënoi Goretzka në minutën e 43’.

Në pjesën e dytë Serge Gnarby i shënoi dy gola të shpejt në minutën e 47’ dhe të 60’ për rezultatin 4-1, duke e kompletua hat-trickun e tij.

Ishte përsëri Goretzka që shënoi në minutën e 73’ për rezultatin 5-1.

Julian Brandt në minutën e 90+1’ shënoi për rezultatin 6-1.

Pas tetë ndeshjeve Gjermania i mbyll kualifikimet për “EURO 2020” në vendin e parë me 21 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.