Giroud prezantohet te Milani

Sulmuesi i Francës, Olivier Giroud edhe zyrtarisht iu është bashkuar skuadrës së Milanit.

Milani sot ka zyrtarizuar transferimin e Giroud i cili do ta bartë fanellën me numrin nëntë te Milani.

34 vjeçari ka firmosur kontratë dyvjeçare me Milanin me mundësi vazhdim edhe për një vit tjetër me një pagë vjetore prej 3.5 milonë eurove.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Olivier Jonathan Giroudit, në një transferim të përhershëm nga Chelsea.Sulmuesi francez do të veshë fanellën me numrin 9”, thuhet në njoftimin zyrtar të Milanit.

Milani i ka pagua një milion euro, plus një milon tjetër në bonuse në bazë të paraqitjeve të francezit.