Trajneri i kombëtares shqiptare të fubtollit, Gianni De Biasi | Foto: LSA/Malton Dibra

Gianni De Biasi pritet të largohet nga Kombëtarja e Azerbajxhanit

Ish-trajneri i Shqipërisë në futboll, Gianni De Biasi pritet që të largohet nga drejtimi i kombëtares së Azerbajxhanit.

De Biasi ka kontratë me Azerbajxhanin deri me 30 nëntor, por duket se renovimi i kontratës nuk pritet të ndodh, raporton mediumi Tutomercatoëeb.

Ndeshja miqësore përball Katarit që përfundoi 2:2 pritet të jetë ndeshje e fundit e De Biasit si trajner i Azerbajxhanit.

De Biasi nga 20 ndeshje sa ka drejtuar Azerbajxhanin, ka vetëm 2 fitore. Ndërsa në nga 18 ndeshje të tejra, 12 i ka humbur e 6 i ka barazuar.

Kohë më parë, emri i De Biasit ishte përmendur si emër potencial për të marrë postin e trajnerit të Kombëtares së Kosovës.

Kosova momentalisht po udhëhiqet nga Primozh Gliha që është emëruar si trajner i përkohshëm.