
Gerrard mund të kthehet në Premierligë
08.4.2021 - 17:12
Trajneri anglez Steven Gerrard mund të kthehet në Premierligë nga sezoni i ardhshëm.
Ish-mesfushori i Liverpoolit, është duke e udhëhequr me mjaftë sukses skuadrën skoceze Rangers duke u shpallur kampion të sezonit 2020-2021.
Football Insider shkruan se skuadra nga Premierliga, Aston Villa ka shfaqur interesim të madh për Steven Gerrardin që ta nisë sezonin e ardhshëm me trajnerin anglez.
Gerrard më herët ka deklaruar se ëndërron që një ditë ta udhëheqë skuadrën e Liverpoolit.