Gazeta sportive Goal.com shkruan për sezonin e Armando Brojës tek Southampton

Armando Broja nuk mund të luaj për Southampton sonte në ndeshjen kundër ish ekipit të tij Chelsea në ndeshjen në kuadër të kupes Carabao Cup, për shkak të marrëveshjes që klubet kanë për huazimin e tij.

Armando Broja kishte shënuar tre gola në ndeshjet parasezonale për skuadrën e Chelsea por që me ardhjen në klub të Romero Lukakut , minutazhat e rezervuara për Armando Broja nuk ishin të njëjta.

Për këtë arsye, ekipi i Chelsea kishe huazuar sulmuesin shqiptar tek Southampton. Armando Broja në dy ndeshjet e fundit ka shënuar dy herë për ekipin e tij.

Gjithashtu edhe mendimi i trajneri të Southampton, Ralph Hasenhuttl për Brojën ka ndryshuar që nga momenti kur Armando Broja ka arritur që të shënojë në këto dy javët e fundit në ligën anglez raporton Goal.com.

‘’Unë mendoj që ai ka shpejtësi, ka një gjuajte të mirë kur është nevoja, ai është një kërcënim për kundërshtarët, kjo padyshim e ndihmon skuadrën’’  ka thënë Ralph Hasenhuttl.

Ai po ashtu ka thënë që është i lumtur që ka në skuadër Armando Brojën.

“Ne pamë dy herë Armando Brojën duke startuar dhe dy herë ai shënoi. Ai na jep disa cilësi që nuk i kishim deri më tani dhe jam shumë i lumtur që e kam” është shprehur Ralph Hasenhuttl.

Armando Broja pos që po shkëlqen për ekipin e Southampton ai po ashtu ka bërë paraqitje të mira për Kombëtaren Shqiptare