Gani Sejdiu: Prishtina fitoi me plot meritë

Prishtina është treguar e fortë për Drenicën duke e mposhtur me rezultat 3-0, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales në Kupën e Kosovës.

Djelmoshat e Armend Dallkut, pothuajse e kanë siguruar finalen e Kupës së Kosovës, pas triumfit me rezultat të pastërt prej 3-0, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu, duke thënë se Prishtina e meritoi fitoren ndaj skuadrës së tij. Trajneri mitrovicas e ka pranuar se skuadra e tij ka pak gjasa për ndeshjen e kthimit.

“Pavarësisht se u futëm në pjesën e dytë me disavantazh prej dy golave, momenti vendimtar i këtij takimi, që do të ndikojë edhe në ndeshjen e kthimit, është ai i humbjes së penalltisë. Në pjesën e parë ekipi nuk ishte i orientuar, pasi na mungoi vetëbesimi te lojtarët që nuk e përballuan presionin e kundërshtarit. Dështuam në pjesën e parë, ndërsa në të dytën patëm raste dhe ishte plotësisht ndryshe. Kishim fytyrë tjetër. Prishtina me plot meritë e ka fituar ndeshjen dhe nuk ka shumë mundësi që të bëjmë ndonjë rikthim. Duhet të kthehemi te objektivi primar, mbetja në Superligë. Ky është kapaciteti momental i ekipit”, ka ka deklaruar Gani Sejdiu.

Ndeshja e kthimit pritet të luhet më 17 qershor, në Skenderaj.

Prishtina në epërsi ndaj Drenicës me dy golat e Ahmed Januzit