Stadiumi "Fadil Vokrri" - Foto: KALLXO.com/Denis Sllovinja

Futbollisti serb merr ftesë të luajë për Kombëtaren e Kosovës

Një shtatëmbëdhjetë vjeçar nga Graçanica do të bëhet i pari serb i Kosovës që do të luajë në ekipin kombëtar në futboll, për moshat U19.

Shtatëmbëdhjetë vjeçari Ilija Iviq, nga qyteti me shumicë serbe i Graçanicës ka vendosur të bëhet futbollisti i parë serb i Kosovës në ekipin kombëtar për moshat nën 19 vjeç, pasi ka pranuar ftesën.

Iviq e mori ftesën nga trajneri i ekipit, Ramiz Krasniqi, pasi ky i fundit po përpiqet të rikthehet, pas dështimit në UEFA EURO U19, ku nuk arriti të kualifikohet, me vetëm një pikë në tre ndeshje.

“Si trajner, unë nuk jam aspak i interesuar për nacionalitetin ose fenë e dikujt. Ai është një nga talentet më të mëdha. Ai është një lojtar jashtëzakonisht i gjatë, një lojtar shumë inteligjent dhe një djalë që ka treguar se ne mund të besojmë tek ai në një ndeshje”, tha Krasniqi në një intervistë për gazetën serbe ‘Danas’.

Iviqi kohët e fundit nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me KF Flamurtari, një ekip që luan në kategorinë më të lartë të vendit në futboll, Superligën e Kosovës.

Ai shprehu krenarinë e tij për të përfaqësuar ngjyrat e ekipit, duke minimizuar çdo çështje bazuar në përkatësinë e tij etnike.

“Unë kam qenë pjesë e Flamurtarit për tre vjet dhe ndihem si në shtëpi, të gjithë më kanë pranuar dhe gjithçka është mirë,”  tha Iviqit për Telegrafi.  “Për mua, është një ndjenjë e mirë sepse puna dhe cilësia ime janë vlerësuar, kjo më jep një shtytje edhe më të madhe për të vazhduar më tej.”

Trajneri i Flamurtarit, Synaj Keçi, gjithashtu vlerësoi aftësitë e lojtarit.

Arbnor Morina, drejtori i klubit, tha që nuk kishte asnjë problem në nënshkrimin e tij në një kontratë profesionale, pasi përmendi se babai i tij kishte nënshkruar një kontratë të tillë edhe vite më parë, kur ai ishte i mitur.

“Nuk kisha dilema të ulem dhe të flisja që ai të bëhet pjesë e Flamurtarit,” tha Morina.

Serbi i Kosovës pritet të bëjë debutimin e tij këtë sezon, pasi ka stërvitur me ekipin në Turqi gjatë përgatitjes së muajit të kaluar për gjysmën e dytë të sezonit 2019/20, ku Flamurtari do të luftojë për një vend në ligë.

“Ëndrra ime më e madhe është të luaj në Ligën e Kampionëve dhe të jem pjesë e një ekipi të madh evropian,” tha Iviç në intervistë.