Ibrahim Dresheviq, me fanellen e Herneveenit

Futbollisti nga Superliga e Holandës i gatshëm për Kosovën për ndeshjet e Shtatorit

Futbollisti shqiptar i lindur në Suedi që është përcaktuar të luajë për Kosovën, Ibrahim Dresheviq ka marrë sot edhe zyrtarisht lejen e FIFA-s për ta përfaqësuar Kosovën në nivel ndërkombëtar, ka konfirmuar Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Kryetari Ademi ka falënderuar edhe institucionet shtetërore që përshpejtuan dukshëm procedurat për pajisjen e Ibrahimit me shtetësinë dhe pasaportën e Kosovës dhe në këtë formë mundësuan që lënda e kompletuar e futbollistit të shqyrtohej me shpejtësi nga FIFA që mori vendimin e pritur.

Në këtë formë Dresheviq do të jetë në dispozicion të selektorit Bernard Challandes që nga ndeshjet e shtatorit.

Ibrahim Dresheviq ka lindur në Suedi me 24 janar të vitit 1997, por prindërit i ka shqiptarë nga Mali i Zi.

FFK konfirmon: Futbollisti e lë Serbinë për të luajtur për Kosovën

Dresheviq karrierën e nisi në Norrby, pastaj kaloi te Elsfoborg U17 deri te ekipi i parë për katër vite.

Në janar të vitit 2019 nga Elsfborgu u transferua te skuadra holandeze Heerneveen, ku më herët ka luajtur Arbër Zeneli.

22 vjeçari deri më tani i ka bërë tetë paraqitje për Heerneveenin në të gjitha garat në sezonin pranveror.