Futbollisti i skuadrës së njohur spanjolle flet haptazi për orientimin e tij seksual

Futbollisti i skuadrës së njohur spanjolle Adelaide United, Josh Cavallo ka folur haptazi për orientimin e tij seksual.

Ai përmes një video të publikuar në rrjetin social personal të tij ka folur për herë të parë për orientimin e tij seksual.

‘’Sot jam gati të flas për diçka personale. Më në fund ndihem rehat duke folur për të në jetën time. Jam krenar të shpall publikisht se jam homoseksual’’, ka thënë Cavallo.

Ai po ashtu është shprehur se këtë vendim e menduar dhe luftuar tash e gjashtë vite me radhë.

“Unë e kam luftuar seksualitetin tim për më shumë se gjashtë vjet dhe tani jam krenar që mund të pushoj për të’’, është shprehur futbollisti.

Ai po ashtu ka thënë se pos tij në botën e futbollit ekzistojnë edhe futbollistë tjerë që e kanë problem të dalin hapur që të flasin për këtë temë.

“Si një futbollist homoseksual njoh lojtarë të tjerë që e jetojnë atë në heshtje. Unë dua të ndihmoj që kjo të ndryshojë, të tregoj se të gjithë janë të mirëpritur në botën e futbollit dhe meritojnë të drejtën për të qenë autentik në vetvete’’, thotë Cavallo.