Foto: Bayern Munich

Futbollisti i pavaksinuar i Bayern Munich rezulton pozitiv me COVID-19

Futbollisti i Bayer Munich, Choupo Moting ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kjo është bërë e ditur nga ana e klubit gjerman përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit.

Sipas njoftimit të skuadrës gjermane, Moting tashmë është nën kujdesin mjekësor dhe është izoluar.

Moting është njëri prej futbollistëve të Bayern Munich që nuk kishin pranuar të marrin vaksinën kundër COVID-19.

Ai nuk ishte i pranishëm në ekipin e Bayern në ndeshjen e djeshme që Bayern e fitoi me rezultat 2:1 kundër Dinamo Kyiv në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ai këtë sezone me Bayern ka zhvilluar nëntë ndeshje dhe ka arritur që të shënoj tre gola.