Futbollisti i Manchester City akuzohet për ngacmim të shtatëfishtë seksual

Mbrojtësi i Manchester City, Benjamim Mendy do të përballet me shtatë akuza për ngacmim seksual.

Lajmi është bërë i ditur nga mediumi goal.com. 27-vjeçari francez, i cili fillimisht u akuzua më 26 gusht, tani  do të përballet me shtatë akuza për përdhunim dhe një për sulm seksual në lidhje me pesë gra.

Akuzat e ngritura kundër Mendy kanë të bëjnë me incidente që dyshohet se kanë ndodhur midis tetorit 2020 dhe gushtit 2021.

Mendy u pezullua nga kampionët e Ligës Angleze, Manchester City pas akuzave fillestare bërë në muajin gusht të këtij viti.

Ai u transferua në Angli nga Monaco e Francës në vitin 2017 dhe ka bërë 75 paraqitje për City që kur u transferua në klubin e drejtuar nga sheikët arab.