Futbollisti i Kosovës diagnostikohet me coronavirus

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se futbollisti i Kombëtares së Kosovës U21, Valdrin Mustafa ka rezultuar pozitiv në coronavirus.

FFK njofton se gjendja e tij është e mirë dhe është futur në karantinë së bashku me familjen e tij në Sarbruken.

Mustafa luan ekipin e Hannoverit.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi e ka kontaktuar menjëherë Valdrin Mustafën duke i kërkuar që të qëndrojë i qetë në shtëpi.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të FFK-së:

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se futbollisti i Kombëtares U21 të Kosovës, Valdrin Mustafa ka rezultuar pozitiv me koronavirus Covid-19. Gjendja e tij është e mirë por është në karantinë me gjithë familjen e tij në Sarbruken. Valdrin Mustafa tani është futbollisti i ekipit të parë të Hanoverit. Presidenti Agim Ademi ka kontaktuar me Valdrinin dhe e ka inkurajuar atë që të qëndrojë i qetë në shtëpi dhe ta kalojë edhe këtë sfidë me durim e kurajë dhe pa panik, duke i uruar shërim sa më të shpejtë.