Futbollisti i Francës dënohet me gjashtë muaj burgim

Mbrojtësi i Francës, Lucas Hernandez është dënuar me gjashtë muaj burgim nga një Gjykatë e Spanjës pasi ka shkelur urdhrin kufizues në vitin 2017, raporton BBC.

Mbrojtësi i Bayernit, duhet të paraqitet në gjykatë të Madridit të martën.

Francezi ka apeluar ndaj këtij vendimi.

Urdhë kufizimi është vendosur ndaj tij dhe të dashurës së tij, Amelia Ossa Llorente, pas një argumenti të dhunshëm.

Por ata janë parë duke u kthyer në Spanjë bashkë pasi janë martuar.

Pas paraqitjes në gjykatë, Hernandez ka dhjetë ditë kohë për t’u paraqitur vullnetarisht në burg. Atij do t’i lejohet ta zgjedhë burgun ku dëshiron ta vuajë dënimin.

Urdhri i kufizimit ishte vendosur pasi ai dhe Llorente kishin pasur një përleshje në vitin 2017, ndonëse asnjëri nuk kishte ngre padi. Llorente ishte dërguar në spital për lëndime të vogla. Hernandez u dënua për dhunë ndaj saj.

Llorente po ashtu u dënua me 31 ditë shërbim komunitar për dhunë, sulm dhe dëmtim të pronës.

Hernandezit i ishte dhënë gjashtë muaj burg me kusht në vitin 2019 për thyerje të urdhrit kufizues. Apeli i tij ishte mohuar.

Hernandez, që fitoi Kupën e Botës në vitin 2018 ne Francën, të dielën me Francën u përballë kundër Spanjës në finale të Ligës së Kombeve.