Futbollisti i Atalantës vdes nga kanceri

Atalanta ka njoftuar se futbollisti i tyre, Willy Ta Bi, ka vdekur në mëngjesin e sotëm në moshën 21 vjeçare, pas një lufte të gjatë me kancerin.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë, ka luajtur për të rinjtë e Atalantës, duke mos arritur që ta realizojë ëndrrën e tij që të luajë për klubin italian.

“Presidenti Antonio Precassi dhe e gjithë familja e Atalantës janë thellësisht të trishtuar nga vdekja e parakohshme e Ëilly Braciano Ta Bi”, shkruhet në komunikatën e klubit.