Futbollistet e Kosovës më 6 mars luajnë kundër Rusisë në Gjermani

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Kombëtarja e Kosovës, kategoria e femrave, do të luajë me 6 mars kundër Kombëtares së Rusisë, në Wiesbaden të Gjermanisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021.

Sipas njoftimit, ndeshja do të luhet në stadiumin ‘BRITA-Arena’ dhe hyrja do të jetë pa pagesë.

Vashat kosovarte deri më tani kanë zhvilluar tri ndeshje kualifikuese në kuadër të Grupit A, duke shënuar dy fitore dhe një humbje.

Në ndeshjen e parë Kosova arriti ta mposhtë në shtëpi Turqinë me rezultat 2:0, ndërsa në ndeshjen e dytë mposhti Estoninë si mysafire 2:1. Kurse humbjen e vetme e pësoi nga Sllovenia si mysafire me rezultat 5:0.