Futbollistët e Gjilanit marrin rezultatet e testeve para ndeshjes në Europa League

Futbollistët e klubit të Gjilanit, gjatë ditës së sotme kanë marrë rezultatet e testeve para ndeshjes ndaj Apoel Nicosias që luhet në rrethin e parë kualifikues në Europa League

Gjilani ka njoftuar se e gjithë skuadra ka rezultuar negativ në testet për COVID-19.

Skuadra gjilanase janë testuar në Shqipëri, në laboratorin “Synlab”, i cili është i licensuar nga UEFA.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Mezani do të jetë e gatshme për ndeshjen e sotme ndaj Apoelit që luhet nga ora 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.