Futbolli skocez humb një legjendë të futbollit

Ka ndërruar jetë sot legjenda e futbollit, Walter Smith në moshën 73 vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur klubi skocez Rangers.

‘’Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të ish-menaxherit, kryetarit dhe legjendës së klubit tonë, Walter Smith’’, thuhet në njoftimin e klubit skocez.

Ai ishte trajneri i shume skuadrave por njëkohësisht edhe asistent i legjendës Alex Ferguson tek United.

Walter Smith udhëhoqi ekipin skocez, Rangers për plotë shtatë vite para se të merrte drejtimin e skuadrës angleze Everton dhe më pas të bëhej asistent tek Ferguson në Manchester United.

Walter Smith pos që pati një karrierë si trajner ai gjatë karrierës së tij ishte edhe futbollistë.

Si mbrojtës, Smith luajti më shumë se 200 ndeshje për Dundee United. Ai u detyrua të largohet nga futbolli aktiv në moshën 29 vjeçare pas një lëndimi të pësuar.