Futboll: Kosova, ndeshje miqësore ndaj Suedisë më 12 janar

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e meshkujve me 12 janar do të zhvillojë ndeshje miqësore me Suedinë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, ndeshja zhvillohet në Doha të Katarit.

Detajet në lidhje me këtë ndeshje do të bëhen të ditura nesër – e martë, në një konferencë për media që do të mbahet në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, në orën 11:00.