Futboll: Besa e Pejës e pashpresë e pret në shtëpi Feronikelin

Besa e Pejës e pret në shtëpi Feronikelin, ndeshje që luhet në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Besa e Pejës është e pashpresë në këtë ndeshje përballë Feronikelit.

Pejanët nga 25 ndeshje të luajtura i kanë 20 humbje, një fitore dhe katër barazime.

Në pesë ndeshjet e fundit Besa e Pejës, i ka pesë humbje radhazi.

Kurse, Feronikeli në pesë ndeshjet e fundit i ka dy fitore, dy humbje dhe një barazim.

Besa, pozicionohet në vendin e fundit me shtatë pikë, duke u pajtuar me fatkin se në sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Parë.

Kurse, Feronikeli pozicionohet në vendin e gjashtë me 31 pikë.

Skuadra nga Drenasi, do të kërkojë fitore në këtë ndeshje për mos ta rrezikuar mbetjen në ligë, pasi tashmë është eliminuar edhe nga Kupa e Kosovës.

Nikli, konsiderohet skuadër favorite në këtë takim dhe pritet fitore e tyre në këtë ndeshje.

Besa e Pejës në takimin e parë mes këtyre dy ekipeve kishte barazuar me rezultat 1-1, më 24 tetor të vitit 2020, kurse ndeshjen e kthimit më 9 dhjetor 2020, Feronikeli kishte fituar me rezultat 3-0.

Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë Erdal Zasella i asistuar nga Fatlum Jashari dhe Hekuran Osmani, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Bardh Ajeti.

Besa e Pejës – Feronikeli, luhet nga ora 13:00.

Futboll: Drita kërkon fitore ndaj Drenicës për ta mbajtur kreun e tabelës