Fundjava në Futbollin Evropian, katër gola dhe dy asistime nga futbollistët shqiptar

Këta fundjavë futbollistët e Kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë që luajnë për ekipe të ndryshme evropiane kanë bërë paraqitje të jashtëzakonshme.

Vikendi nisi me asistimin e Milot Rashicës në ndeshjen që ekipi i tij Norwich shënoi fitore me rezultat 3:0 kundër Watford në kuadër të Ligës Angleze.

Ndërsa ditën e shtunë, futbollisti i Kombëtares Shqiptare Armando Broja që luan për Southampton arriti që të shënonte në ndeshjen kundër Manchester City, por që goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

Po ditën e shtunë, Florent Muslija që luan për Paderbonin në Ligën e Dytë të Gjermanisë arriti që të shënonte dy gola, por që nuk ishin të mjaftueshme pasi që ekipi i tij u mposht nga Werder Bremen me rezultat 4:3.

Futbollisti tjetër shqiptar Jetmir Topalli që luan për ekipin turk Istanbulspor ka gjetur rrjetën, ai ka shënuar në fitoren 5:0 kundër Altinordu.

Po ashtu edhe dita e diel ishte e jashtëzakonshme për futbollistët shqiptar.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani arriti të shënonte gol në ndeshjen që ekipi i tij Napoli e fitoi me rezultat 4:1 kundër Salerenitana në kuadër të Ligës Italiane të Futbollit.

Po ashtu edhe Nedim Bajrami arriti që të shënonte gol kundër Romës por që goli i tij ishte i pa mjaftueshëm pasi që ekipi i tij Empoli u mposht me rezultat 4:2.

Në Francë, Elbasan Rashani asistoi në fitoren 2:1 të ekipit të tij Clermont kundër Renes.