
Fund dramatik në ndeshjen WBA – Chelsea (VIDEO)
WBA – Chelsea ka përfunduar me barazim 3-3, ndeshje e cila u luajt në kuadër të xhiros së tretë në Premierligë.
Chelsea në këtë ndeshje arriti një pikë të artë në pjesën e dytë, pasi ishte duke humbur me rezultat 3-0.
Callum Robinson i shënoi dy gola të shpejtë për vendasit në minutat 4’ dhe 25’ duke shënuar për 2-0.
Kyle Brtley shënoi në minutën e 27’ për 3-0, duke e bërë të duket Chelsean brenda këtyre minutave si skuadër inferiore.
Pjesa e dytë në tërësi i takoi Bluve të Londrës.
Mason Mount shënoi për 3-1, në minutën e 54’.
Hudson – Odoi e ngushtoi epërsinë në minutën e 70’.
Golin e barazimit për Chelsean e shënoi Tammy Abraham në fundin e ndeshjes.
Pas tri ndeshjeve Chelsea pozicionohet në vendin e gjashtë me katër pikë, një fitore një humbje dhe një barazim.
PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.