Fund dramatik në ndeshjen Sassuolo – Napoli

Sassuolo dhe Napoli i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 3-3, në një ndeshje dramatike e cila u luftua deri në sekondat e fundit të ndeshjes.

Napoli kaloi në epërsi në minutën e 22’, me Lorenzo Insignen, por goli u anulua pasi u rishikua sistemi VAR.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 34’ me autogolin e Maksimovicit.

Piotr Ziellinski shënoi për 1-1, në minutën e 38’.

Deomenico Berardi e riktheu epërsinë e vendasve në minutën e 45+1’.

Napoli e barazoi rezultatin në minutën e 72’ me Di Lorenzon.

Lorenzo Insigne shënoi për 2-3, në minutën e 90’ nga penalltia.

Fitoren napolitanëve ia mohoi sulmuesi italian Caputo që shëno në minutën e 90+5’ nga penalltia.

Pas këtij barazimi Sassuolo mbetet në vendin e tetë me 36 pikë.

Kurse, Napoli në vendin e tetë me 36 pikë.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani luajti për 90 minuta në këtë ndfeshje.