Prishtina, nga katër ndeshje asnjë fitore

Ka përfunduar derbi i xhiros së katërt mes Prishtinës dhe Gjilanit me barazim 1-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e katërt në Superligë.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-0.

Armend Halili i Gjilanit shkaktoi penallti në minutën e 81’ duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Besnik Krasniqi shënoi nga penalltia për rezultatin 1-0.

Golin e barazimit Gjilani e shënoi me mesfushorin Albert Dabiqaj në minutën e 90+6’.

Pas këtij barazimi Gjilani mbetet në vendin e gjashtë me gjashtë pikë.

Kurse Prishtina në vendin e shtatë me vetëm dy pikë, duke i marrë dy barazimi dhe dy humbje nga katër ndeshje.