Fund dramatik në ndeshjen Koln-Dusseldorf

FC Koln dhe Fortuna Dusseldorf i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 2-2, ndeshje e vlefshme për xhiron e 27-të në Bundesligë.

Kenan Karaman i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 41’.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e mysafirëve.

Në pjesën e dytë, u akordua penallti për vendasit në minutën e 59’, të cilën nuk e konkretizoi në gol Mark Uth, pasi ia priti portieri i Dusseldorfit.

Mysafirët e dyfishuan epërsinë në minutën e 61’ me Erik Thommy.

Koln u kthye në lojë duke e ngushtuar epërsinë në minutën e 88’ Anthony Modesten.

Në minutën e 90+1’ Jhon Cordoba e barazoi rezultatin pas asistimit të Drexlerit.

Në këtë ndeshje për Dusseldorfin nuk u paraqit për asnjë minutë mesfushori i Kosovës, Valon Berisha.

Koln mbetet në vendin e 10-të me 34 pikë pas këtij barzimi.

Ndërsa Dusseldorf në vendin e 16 me 24 pikë.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!