Fund dramatik në ndeshjen Inter – Borussia Monchengladbach (VIDEO)

Interi nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2, ndaj skuadrës gjermane Borussia Monchengladbach, ndeshje e cila është luajtur në kuadër të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Në pjesën e dytë u dhurua spektakël nga të dy skuadrat.

Romelu Lukaku shënoi për 1-0, në mintuën e 49’.

Mysafirët e barazuan rezultatin me Bensebainin në minutën e 64’.

Gjermanët kaluan në epërsi në minutën e 84’ me Hofmannin.

Golin e barazimit në fundin e takimit e shënoi Remelu Lukaku.

Në ndeshjen e ardhshme Interi do të luajë ndaj Shakhtar Donetkskit.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.