FSHF: Arena Kombëtarë është gati për sfidën kundër Francës

Gjithçka duket se është gati për të inaguruar stadiumin “Arena Kombëtare” me punimet që janë në përfundim.

Ndeshja e parë zyrtare që do të ngrejë siparin për kombëtaren kuqezi është ajo mes Shqipërisë dhe Francës.

FSHF ka mohuar problematikat në lidhje me zhvillimin e ndeshjes më 17 nëntor.

Pas inspektimeve të bëra nga UEFA, ajo jep dritën jeshile për licensimin e stadiumit.

Komentatorët e televizionit francez ‘TF1’ kanë rënë dakord me pozicionin e transmetimit live nga ‘Arena Kombëtare’.

Janë bërë spostime të pozicioneve të mediave në tribunën qëndrore, përfaqësuesi i UEFA-s miraton ndryshimet e fundit.

80 gazetarë francez do të jenë të pranishëm në Tiranë për ndeshjen Shqipëri-Francë. Rtklive