Foto: KALLXO.com

FOTOGALERI nga ndeshja Kosovë- Çeki

Kosova sot e ka shkruar historinë duke e mposhtur Çekinë me rezultat 2-1, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshje kjo e vlefshme për Grupin A, për kualifikimet e “Euro 2020”.

Kosova tani ka shkuar në 15 ndeshje e pamposhtur në të gjitha garat, përfshirë këtu edhe miqësoret, me 10 fitore dhe pesë barazime.

Kosova tani nga katër ndeshje ka grumbulluar tetë pikë dhe pozicionohet në vendin e dytë me tetë pikë.

Të martën luajmë kundër Anglisë në Southampton.

KALLXO.com, iu sjellë foto nga momentet e ndeshjes.