Fotogaleri - Kombëtarja e Kosovës mban stërvitjen e parë para ndeshjes ndaj Lituanisë

Kosova sot ka mbajtur stërvitjen e sotme në fushën e Kampit Nacional Edukativ në Hajvali.

Në këtë stërvitje ka munguar portieri Arijanet Muriq, i cili është përjashtuar nga kombëtarja për shkaqe disiplinore.

Po ashtu, kapiteni Amir Rrahmani nuk është paraqitur në stërvitje dhe është në dyshim ndaj Lituanisë.

Miqësorja Kosovë – Lituani, do të luhet të mërkurën nga ora 20:45, në Prishtinë.