FOTO - Pamje të ‘tmerrshme’ të stadiumit të Gjilanit
19.9.2021 - 15:00
Më 15 maj të vitit 2020 ishte nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ndërtimin e stadiumit të qytetit.
Stadiumi i cili përdoret nga dy skuadrat gjilanase SC Gjilani dhe FC Dritës, pritet të jetë i kategorisë së katërt dhe pritet të përfundojë në vitin 2022 sipas këtij memorandumi.
SC Gjilani dhe FC Drita janë duke i zhvilluar ndeshjet në këtë stadium edhe pse është duke vazhduar ndërtimi i tij.
Sot do të zhvillohet ndeshja Gjilani – Ulpiana nga ora 16:00, në kuadër të xhiros së pestë në Superligë.
KALLXO.com, sjellë pamje të tmerrshme të këtij stadiumi ku shihen se në çfarë kushte janë të detyruar mediat që ta xhirojnë këtë ndeshje.