FOTO: Pamje fantastike në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Të gjithë aktivitet sportive në Kosovë janë pezulluar nga 13 marsi nga Qeveria e Kosovës, si masë parandaluese ndaj përhapjes së coronavirusit.

Në Kosovë, sporti më i popullarizuar dhe i dashur për të gjithë është futbolli.

Kosovarët emocionet e Kombëtares së Kosovës kur luajnë ‘Dardanët’ vendas i përjetojnë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Edhe pse në gjendje të jashtëzakonshme, punëtorët të cilët përkujdesen për stadiumin “Fadil Vokrri”, nuk janë ndalur asnjëherë që fusha të jetë në nivel të duhur.

KALLXO.com, sjellë foto nga fusha e stadiumin “Fadil Vokrri”, që duket për mrekulli.

Meritat për gjendjen përfekte të fushës e kanë punëtoret të cilët e mirëmbajnë fushën.

Veton Makolli, përgjegjës për mirëmbajtjen e fushës ka treguar se gjendja e fushës është në gjendje shumë të mirë dhe janë përkujdesur për të çdo ditë që të jetë e gatshme për lojë pasi të kthehen gjërat në normalitet.