Fortuna Dusseldorf mposht Schalken

Fortuna Dusseldorf ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Schalkes, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 28-të në Bundesligë.

Për Fortuna Dusseldorfin në këtë ndeshje për 81 minuta ka luajtur mesfushori i Kosovës, Valon Berisha.

Pjesa e parë në këtë ndeshje u mbyll me rezultat 0-0.

Pjesën e dytë e nisën mysafirët më mirë duke kaluar në epërsi në minutën e 53’ me McKennie.

Vendasit u kthyen në lojë me golin e Rouëen Hennings duke e barazuar rezultatin në minutën e 63’.

Kenan Kraman e shënoi golin e fitores për vendasit në minutën e 68’.

Pas kësaj fitoreje Fortuna Dusseldorf pozicionohet në vendin e 16-të me 27 pikë.

Kurse Schalke mbetet vendin e nëntë me 37 pikë.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!