Formula 1: Lewis Hamilton korr fitoren e parë në vitin 2020

Lewis Hamilton me Mercedes arriti të dominojë përballë ekipit Max Verstappen të Red Bull , ndërkohë që Ferrari dështoi në paraqitje pas një aksidenti qysh në xhiron e parë ndërmjet Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc.

Pas një performacë të vështirë dje me një mot me shi e ku si pasojë edhe provat e treta të lira ishin anuluar, duke dalë i pari, Hamilton u kualifikua në vendin e parë andaj gara e sotme doli të jetë një masterklas marrë parasysh edhe kohën e përshtatshme që ka mbretëruar sot gjatë gjithë garës.

“Jam shumë mirënjohës që iu ktheva vendit të parë”, deklaroi Hamilton me t’u shfaqur në podium. “Kam ndjenjën se kishte kaluar një kohë e gjatë që nga gara e fundit dhe kthimi me fitore pas një jave të vështirë është një hap shumë i madh përpara.”

Hamilton tani është vetëm gjashtë fitore larg nga rekordi i Michael Schumacher i vitit 1991. Njëkohësisht është vetëm 6 pikë larg Valtteri Bottas në këtë kampionat ndërkohë që finlandezi akoma qëndron në krye të tabelës duke përfunduar në vendin e dytë pas një tejkalimi shumë të vonshëm ndaj Verstappen.

Verstappen bëri një garë të shpejtë dhe me plot vendosmëti mirëpo Red Bull thjesht nuk e kishte ritmin që e kishte Mercedes.

“U mundova por ne jemi shumë pak më të ngadalshëm,” deklaroi Verstappen. “Bëra të pamundurën.”

Dallimi në shpejtësi ndërmjet këtyre dy ekipeve u dëshmua nga Alex Albon duke përfunduar në vendin e katërt me një dallim prej 44 sekondash prapa fituesit të garës, Hamilton.

Albon, ndërkohë për pak sa nuk e humbi vendin e katërt pasi që pati një kontakt me Sergio Perez i cili startoi nga pozicioni numër 17 në të njëjtën kthesë ku pësoi një aksident me Hamiltonin një javë më parë.

Perez pësoi një dëmtim në krahun e përparmë dhe mbeti prapa duke i dhënë mundësinë Lando Norris nga McLaren Mercedes që ta shijojë edhe një garë të mrekullueshme duke e tejkaluar shumë të vonshëm, në xhiron e fundit, Daniel Ricciardon dhe të dy vozitësit e Racing Points, Sergio Perez dhe Lance Stroll, për të përfunduar në vendin e pestë.

Lance Stroll dhe Ricciardo janë nën hetim për shkak të një përleshje në xhiron e fundit.

Sidoqoftë, dramën e vertëtë të kësaj gare e dhanë, edhe një herë, dy vozitësit e Ferrarit. Një incident ndërmjet Vettel dhe LeClerc bëri që krahu i prapmë i bolidit të Vettel të dëmtohet duke ia pamundësuar vazhdimin e garës, ndërkohë që LeClerc i cili mori përgjegjësinë e plotë për incidentin i cili po ashtu nuk arriti ta përfundojë garën.

Rezultati i Çmimit të Madh të Styrias

  1. Lewis Hamilton, Mercedes
  2. Valtteri Bottas, Mercedes
  3. Max Verstappen, Red Bull
  4. Alex Albon, Red Bull
  5. Lando Norris, McLaren
  6. Sergio Perez, Racing Point
  7. Lance Stroll, Racing Point
  8. Daniel Ricciardo, Renault
  9. Carlos Sainz, McLaren
  10. Daniil Kvyat, AlphaTauri