Formula 1: Charles LeClerc, piloti në ardhje

Gara e Formula 1 për çmimin e madh të Belgjikës të dielën u karakterizua me fitoren e pilotit të Ferrarit, Charles Leclerc, fitorja e parë në Formula 1 në karrierës e LeClerc dhe njëkohësisht fitorja e parë e  Ferrarit në vitin 2019.

Kjo fitore erdhi në vetëm më pak se 24 orë pasi shoku i LeClerc, Anthoine Hubert, vdiq pas një përplasjeje në garën e Formula 2 të shtunën.

LeClerc ia kushtoi fitoren e tij Hubertit i cili pati kryesisht një vikend të mirë duke kryesuar në dy prej tri seancave stërvitëse, si dhe duke fituar pol pozicionin në kualifikimet e së shtunës.

“Kjo fitore është për Anthoine,” that LeClerc nëpërmjet radios pasi kaloi cakun e fitores. “Kjo është ndjesi shumë e mirë por shumë e veshtirë të festohet në një vikend si ky” ka deklaruar LeClerc.

Fitorja e LeClerec Ishte fitorja e parë e Ferrarit që kur Kimi Raikkonen triumfoi në çmimin e madh te SHBA vitin e kaluar. 21-vjeçari LeClerc gjithashtu u bë fituesi i tretë më i ri në historinë e F1.

Hamilton arriti pozitën e dytë duke e tejkaluar Vettelin i cili po haste në vështirësi me gomat e tij pasi që më heret kishte kryer ndalesën e tij të dytë dhe të fundit në boksin e Ferrarit.

Piloti tjetër i Mercedes, Valtteri Bottas, fitoi pozitën e tretë duke përfunduar në podium.

Lando Norris i McLaren ishte në rrugë të mirë për të përfunduar në vendin e pestë, që do të ishte rezultati më i mirë i sezonit deri më tani, por ai u tërhoq në xhiron e fundit pas dështimit të motorit të bolidit të tij duke i lënë vendin e lirë pilotit të Red Bull, Alexander Albon që të marrë pozitën e pestë.

Sergio Perez  nga skuderia  Racing Point arriti të marrë rezultatin më të mirë të tij sezonal, pozitën e  gjashtë. Vendi i shtatë u plotësua nga  i skuderisë Toro Roso  Daniil Kvyat ndërsa Nico Hulkenberg fitoi pozitën e tetë pas një dështimi paraprak nga piloti Antonio Giovinazzi.

Pierre Gasly, nga skuderia Toro Roso dhe Lancde Stroll nga skuderia Racing Point e përfunduan dhjetëshen e parë me pozitën e nëntë, respektivisht, të dhjetën.

Piloti holandez, Max Verstappen i Red Bull nuk arriti të përfundojë garën në pesë më të mirët për herë të parë që nga çmimi i madh i Hungarisë në vitin e kaluar pasi që u përplas me Kimi Raikkonen në xhiron e parë  dhe e pati të pamundur të rikthehet në garë pastaj.

Në xhiron e 19-të të garës, tifozët u ngritën në këmbë me një duartrokitje emocionuese në kujtim të Anthoine Hubert, i cili mbante numrin 19 në bolidin e tij në garën e Formula 2.

Renditjes së kampionatit të sivjetmë i prin Lewis Hamilton nga skuderia Mercedes me 268 pikë, pasuar nga kolegu i tij Valteri Bottas me 203 pikë. Treshja e parë e renditjes përmbyllet me holandezin Max Verstappen i cili ka grumbulluar 181 pikë.

Gara e ardhshme në Formula 1 do të mbahet me 8 Shtator për Çmimin e Madh të Italisë.