Formacioni më i mirë i 10 viteve të fundit në Serie A (Foto)

Uebsajti i njohur ndërkombëtarë “Goal.com”, e ka publikuar formacionin më të mirë në Serie A, të 10 viteve të fundit.

Formacioni më i mirë përbehet më së shumti nga lojtarët e Juventusit si Buffon, Chiellini, Bonucci, Barzagli, Pirlo e Higuain, mirëpo disa prej tyre kanë luajtur edhe me ekipe si Milan e Napoli.

Në portë është Buffon.

Mbrojtja përbëhet nga Giorgo Chiellini, Leonardo Bonucci dhe Andrea Barazagli.

Në krahun e djathtë të mesfushës është Callejon i Napolit.

Ndërsa në krahun e majtë të mesfushës është Senad Lulic i Lazios.

Në mesfushë janë Marek Hamsik, Andrea Pirlo dhe Nainggolan.

Ndërsa sulmin e përbëhet nga Antonio Di Natale  dhe Gonzalo Higuain.

Lojtarët si Handanovic, Lichtsteiner, Maggio, Kalidou Koulibaly, Arturo Vidal, Allan, Daniele De Rossi, Pogba e Pjanic kanë mbetur jashtë këtij formacioni.