Formacionet zyrtare: Shqipëri U21- Kosovë U21 (Foto)

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Shqipëri U21- Kosovë U21, e cila luhet prej orës 19:00, në “Elbasan Arena” në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Shqipëria do të luaj me formacionin 4-3-3 të rreshtuar në sulm me Malen, Brojen dhe Xhixha.

Kurse Kosova do të luaj me formacionin 4-4-1-1.

Në qendër të sulmit për Kosovën do të luajnë Lirim Kastrati dhe Mirlind Daku.