Formacionet zyrtare: Real Madrid – Barcelona

Janë publikuar formacionet zyrtare për “El Clasicon” mes Real Madridit dhe Barcelonës që luhet nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së 30-të në La Liga.

Reali do të luajë me formacionin 4-3-3.

Federico Valverde, Karim Benzema dhe Vinicius Junior do të jenë në fazën e sulmit.

Ramos dhe Varane do të jenë mungesat e mëdha të Realit për këtë ndeshje.

Barcelona do të luajë me formacionin 3-4-2-1.

Ousmane Dembele, Pedri dhe Lionel Messi do të jenë në fazën e sulmit.

Barcelona pozicionohet në vendin e dytë me 65 pikë, një pikë më pak se Atletico që është në vendin e parë, kurse Reali në vendin e tretë me 63 pikë.