Formacionet zyrtare: Real Madrid – Barcelona (FOTO)

Janë publikuar formacionet zyrtarë për ndeshjen Real Madrid – Barcelona, e njohur si El Clasico.

El Clasico, luhet prej orës 21:00, në kuadër të xhiros së 26-të në La Liga.

Të dy skuadrat do të luajnë me formacionin 4-3-3.

Zidane ka vendosur që treshen e sulmit ta ketë Junior Viniciusin, Benzeman dhe Iscon.

Ndërkaq, Quique Setien, përkrahë Messit dhe Griezmannit e ka vendosur Vidalin.