Formacionet zyrtare: PSG – Bayern

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e kthimit ndërmjet Parisit dhe Bayernit, që luhet në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Parisi do të luajë me formacionin 4-2-3-1.

Mbappe do të jetë i vetëm në fazën e sulmit i mbështetur nga Draxler, Neymar dhe Di Maria.

Po ashtu edhe Bayerni do të luaje me formacionin 4-2-3-1.

Choupo – Moting do të jetë në fazën e sulmit i mbështetur nga Sane, Muller dhe Coman.

Ndeshjen e parë Parisi kishte fituar me rezultat 2-3.

Paris – Bayern luhet nga ora 21:00.