Formacionet zyrtare: Manchester United – Atalanta

Janë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen Manchester United – Atalanta, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Unitedi do të luajë me formacionin 4-2-3-1.

Ronaldo do të jetë i vetëm në sulm i mbështetur nga Greenwood dhe Rashford.

Kurse, Atalanta do të luajë me formacionin 3-4-1-2.

Ilici dhe Muriel do të jenë në fazën e sulmit për italianët.

Manchester United – Atalanta luhet nga ora 21:00.